Futboll

Drejtuesit e Interit: Të ardhurat në rënie nga Covid, por garantojmë stabilitet

Këshilli Administrativ i Inter “do të vazhdojë të mbështesë menaxhimin në administrimin e shoqërive në mënyrë që të garantojë stabilitetin operacional dhe sportiv të Klubit”, pavarësisht tkurrjes së të ardhurave për shkak të pandemisë. Kjo është ajo që u komunikua nga shoqëria zikaltër në një shënim të lëshuar nga agjencia Ansa pas takimit të Bordit të Drejtuesve të zhvilluar (me pjesëmarrjen e Presidentit Steven Zhang nga Kina në një video konferencë) për një ekzaminim për gjysmën e parë të vitit e mbi parashikimet për të dytin. “Viti financiar 2020/2021 – përfundon njoftimi për shtyp – konfirmohet të jetë ndikuar nga efektet e pandemisë nga Covid-19, me një rënie në të ardhurat”.

Një komunikatë që synon të sqarojë dhe sigurojë tifozët zikaltër, pas ditësh në të cilat ka pasur zëra të vazhdueshëm për shitjen e klubit nga pronarët kinezë. “Bordi do të vazhdojë të mbështesë menaxhimin e korporatave në mënyrë që të garantojë stabilitetin operacional dhe sportiv të Klubit”, pavarësisht nga rënia e të ardhurave për shkak të pandemisë”. Që një tratativë për shitjen e aksioneve të kompanisë nga Suning është duke u zhvilluar, kjo është e sigurtë, por një gjë është të mos impenjohesh dhe një tjetër është të kërkohet një zgjidhje optimale për të ardhmen e klubit. Në këtë kuptim, sigurisht qetësuese, ishin fjalët e Administratorit të Deleguar të zikaltërve, Beppe Marotta, kur në vigjilje të ndeshjes kundër Fiorentinës deklaroi se “pronarët po vlerësojnë mundësitë në interes të klubit”. Dhe këto mundësi, siç dihet, çojnë në fondin Bc Partners që ka nisur tashmë analizën e llogarive.

https://twitter.com/fcin1908it/status/1349735327057944581

Me pak fjalë, negociatat janë në proces, po punohet për vlerën e shoqërisë, për çmimin dhe aksionet që do të blihen. Fillimisht, pronarët kinezë në fakt po mendonin për hyrjen e aksionerëve të rinj të pakicës, por tani ka diskutime për shitjen e aksioneve të shumicës. Sigurisht që do të duhen javë për të arritur në një mbyllje të mundshme, edhe për shkak të ekzistencës së fondeve të tjera të interesuara për klubin dhe të gatshëm për të bërë përpara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë