Rend dhe Ligj

Drejtuesit e burgjeve me mbrojtje të posaçme

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar se zyrtarët e burgjeve, të cilët janë kércënuar, do të mbrohen nga struktura e posaçme që është përcaktuar për t’u ngritur nga ligji, e njohur ndryshe ‘Regjimi 41 Bis’. Në një takim me gazetarët, Gjonaj bëri të ditur se tre zyrtarë burgjesh janë kércënuar me jetë nga kríminelë, përfshirë këtu edhe drejtorin e burgjeve Agim Ismaili, i cili u kércënua në fillim të muajit dhjetor me anë të një mesazhi. Sipas Gjonajt, të tre zyrtarët, emrat e të cilëve nuk i bëri me dije, janë marrë në mbrojtje dhe ruhen nga Policia e Shtetit e struktura e posaçme.

Strukture te posaçme për të marrë ne ruajtje zyrtarët e lartë të burgjeve, te cilët kërcënohen nga të dënuarit. Po kryejmë vettingun e noterëve, pra verifikimin e titujve të tyre. Po verifikojmë çdo noter sesi e ka marrë licencën. Rishikuam marrëveshjen e transferimit të të dënuarve nga Britania e Madhe.Tre zyrtarë të Burgjeve janë në ruajtje, për shkak se kanë marrë kércënime. 110 punonjës burgjesh të referuar në prokurori për vepra të ndryshme penale,”– u shpreh Gjonaj ndër të tjera.

Gjonaj foli edhe për periudhën tranzitóre sa i takon reformës në drejtësi dhe shtoi se ka zgjatur më shumë nga sa duhej.

Drejtori i Burgjeve Agim Ismaili u kercënua me anë të një mesazhi në telefonin e tij. Në lidhje me këtë çështje, Prokuroria ka hapur një hetim, por ende nuk ka asnjë të arrestuar. Kërcënimi dyshohet se erdhi si një reagim nga të dënuarit që kundërshtuan masat e rrepta që po aplikohen në sistemin e burgjeve shqiptare, sistemi ’41 bis’.

Vetë Ismaili kallëzoi dy ish drejtorët Judmir Shurdhin dhe Maksim Hamiti, të cilët sipas tij favorizuan në mënyrë të qëllimshme dhe të vazhdueshme Emiljano Shullazin dhe anëtarët e grupit të tij, Lulzim Cakën, por edhe të dënuar të tjerë duke i dhënë mundësi atyre të kryejnë takime më të shpeshta me familjarë dhe anëtarë të grupeve kriminale.  

Madje Shurshi, zhvillonte takime me të dënuarit në zyrën e tij, duke shkelur çdo kriter sigurie dhe rregullore të brendshme të burgut, si në rastin e Lul Caka. Ky i fundit e kishte kthyer zyrën e drejtorit si të tijën personale, teksa kishte zhvilluar plote pesë takime me të dënuarin për tráfik kokaine në Angli Judmir Shazivari. Nga ana tjetër, Shullazi i zhvillonte takimet në palestrën e burgut.

Çfarë është sistemi “41 bis”?

Ky sistem është vendosur për herë të parë në Itali në ’92-shin, pas problemeve që kishte vendi me kriminalitetin dhe komunikimin që të burgosurit bënin me njerëz të tjerë për të vijuar punën me drejtimin e organizatave kriminale.

Ky regjim parashikon zero kontakt me botën e jashtme, 1 orë ajrim, ndalim i përdorimit të parave nga jashtë brenda burgut, telefonata të regjistruara audio dhe video. Gjithashtu, sipas modelit Italian, këta të burgosur nuk lejohen të kenë më shumë se 1 takim në muaj me familjarët e tyre, ndërkohë që biseda është e regjistruar. Ndalohen sendet personale në qeli, ndërkohë që këta persona e kanë të ndaluar të flasin me të burgosurit e tjerë dhe të qëndrojnë më shumë se 4 persona së bashku për më shumë se dy orë në ditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë