Lajme

Drejtoresha e INSTAT merr “frenat” e Tatimeve

Pas shkarkimit të Enton Duros, është emëruar sot drejtori i ri i Tatimeve. Lajmin e bëri të ditur vetë kryeminstri Edi Rama në një takim me drejtuesit e këtij institucioni.
Bëhet fjalë për Delina Ibrahimajn, e cila do të drejtojë nga sot Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Ibrahimaj mbante postin e drejtoreshës së INSTAT, ndërsa nga sot ajo do të zëvendësojë Enton Duron te Tatimet.
Duro, i cili u shkarkua pak ditë më parë, vetëm tre muaj pas marrjes së detyrës, sipas kryeministrit, kishte arritur rezultate të ulëta.
Kryeministri Rama, ndërsa prezantoi drejtoreshën e re të Tatimeve, Delina Ibrahimajn, tha se ky është vetëm fillimi i një procesi për të ndryshuar të gjithë hierarkinë, duke u bazuar te rezultati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë