Lajme

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 45-vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 45-vjeçar, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ka fyer dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Policia bën me dije se është vënë në pranga shtetasi me inicialet K. H., 45 vjeç, banues në Kurbin.
Arrestimi i tij u bë, pasi në dalje të qytetit të Laçit, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, duke i fyer dhe kundërshtuar.
Gjithashtu, nga rrugorët e Lezhës, gjatë fundjavës, janë vënë në pranga dhe 5 shtetas, për drejtim mjeti pa lejen përkatëse të drejtimit, si dhe drejtuesi i mjetit të përfshirë në një aksident, me pasojë vdekjen e një këmbësori.
Policia Rrugore e Lezhës vijon zbatimin e planit për shtimin e kontrolleve, për rritjen e parametrave të sigurisë, orientimin dhe këshillimin e drejtuesve të mjeteve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe ndëshkimin administrativ dhe ligjor të shkelësve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë