Ka ndodhur

Drejtonte autobusin i dehur, në pranga shoferi i linjës së Institutit

Gazeta Si - Një 62-vjeçar me iniciale N.K., është arrestuar në Tiranë, pasi po drejtonte mjetin urban të linjës së Institutit në gjendje të duhur.

Policia rrugore ka parë lëvizje të dyshimta të autobusit me pasagjerë dhe më pas e ka ndaluar.

Pas ndalimit të mjetit, shoferi iu nënshtrua testit të alkoolit. Testi i parë rezultoi 0.342 mmg/l e ndërsa në kryerjen e testit të dytë ka dalë  me 0.549 mg/l.

Ai akuzohet për "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt".

Brenda një jave, kanë ndodhur një seri aksidentesh të autobusëve urbanë në kryeqytet.

Mbrëmjen e 29 prillit, autobusi i linjës së Unazës u përplas me një automjet tip "Benz" dhe të dy përfunduan në lumin Lana, duke lënë 5 persona të plagosur.

Shoferi i autobusit, Muhamet Kyçyku, banues në Tiranë do të hetohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Policia po heton në dy pista, atë të një gabimi njerëzor dhe një një defekti teknik, ndërsa pritet ekspertiza autoteknike e mjetit.

Ndërsa mesditën e 2 majit, autobusi i linjës së “Qytetit Studenti” është aksidentuar në bulevardin “Zogu i parë” para martenitetit "Mbretëresha Geraldinë".

Autobusi u përplas me kabinën e stacionit të pasagjerëve pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në pasditen e 4 majit, një autobus u përplas me karrotrecin tek "Stacioni i Trenit", por nuk pati dëme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë