Përpos shpopullimit dhe mbylljes së Gjykatës Kushtetuese, ‘arratisjes’ së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe shpërthimit të pazakontë të gjyqtarit Ken Dhima në mbledhjen e fundit të KLD-së, procesi i Vetingut po prodhon një tjetër befasi të madhe.
Nga zbatimi i deritanishëm i ligjit të Vetingut, asnjë prokuror apo gjyqtar i gjinisë mashkullore nuk ka mundur dot të kalojë skanerin e trefishtë të Vetingut, për t’u bërë pjesë e drejtësisë së re që po konstituohet. Bilanci i deritanishëm është: Nga 3 subjekte burra të verifikuar, asnjëri prej tyre nuk është konfirmuar në detyrë.
Nga ana tjetër, nga 7 prokurore dhe gjyqtare, gra të verifikuara deri më tani për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale, janë konfirmuar në detyrë 5 prej tyre. Ky bilanc apo ky trend është një tregues i qartë se drejtësia e re do t’u besohet dhe do të dominohet nga gratë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.