Ka ndodhur

Drejt zbardhjes ekzekutimi i Armando Beqirit, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Hetimet për vrasjen e Armando Beqirit në Islandë po vazhdojnë intensivisht dhe po shkojnë drejt zbardhjes.

Mediat vendëse thonë se policia dhe hetuesit kanë sekuestruar disa pamje të momentit të ekzekutimit të Beqirit për të zbuluar se çfarë ka ndodhur të shtunën e kaluar.

Janë më shumë se 20 hetues që po merren me këtë çështje. Lidhur me këtë vrasje në paraburgim janë më shumë se 10 persona, por afati për mbajtjen e tyre në qeli skadon sot.

Policia do të kërkojë nga gjykata që të arrestuarit të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Të gjithë të dyshuarit janë marrë në pyetje, por ende policia kërkon të dhëna për t’i fajësuar plotësisht ata.

Shefi i policisë në Islandë, Margeir Sveinsson, në një deklaratë është shprehur se janë sekuestruar shumë të dhëna që mund të zbardhin krimit.

Nga ana tjetër lidhur me këtë vrasje në pranga është një shqiptar si një prej të dyshuarve kryesorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë