Futboll

Dramë e Juventusit, ndëshkohet në fund nga Lazio (video)

Juventus nuk ia del edhe njëherë tjetër t’iu rikthehet fitoreve, duke u ndëshkuar në sekondat e fundit. Bardhezinjtë janë ndalur në barazim 1-1 në transfertën e Romes, përballë Lazios. Të besuarit e Pirlos e nisën sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme teksa shënuan me anë të Ronaldos në minutën e 16-të, me portugezin që pas një pasimi perfekt të marrë nga Cuadrado ia doli ta dërgojë topin në rrjetë. Pjesa tjetër e 45 minutave të para ishte me raste të tjera nga të dyja skuadrat, të cilat nuk ia dolën të shënonin.

https://streamable.com/ml5ean

Pjesa e dytë foli më shumë për vendasit, që kërkuan me ngul golin, duke hedhur në fushë të gjithë arsenalin e mbetur, edhe pse me shumë mungesa. Correa fantastik në driblimet e tij dhe pasim perfekt për Caicedo që nuk fa shënon në minutën e 95-të duke hedhur poshtë të gjithë ndeshjen e bardhezinjve.

https://streamable.com/dg5v74

Me këtë barazim Lazio shkon në kuotën e 11 pikëve, në vendin  e 9-të ndërsa Juventusi renditet i treti me 13 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë