Lulzim Basha nuk do të jetë një nga ata që do të votojë projektligjin e depozituar nga PS-ja për reformën zgjedhore. Përmes një njoftimi, ai nënvizon se, “sabotimi i listave të hapura dhe i votës së diasporës është kurorëzimi i një plani anti-demokratik kundër interesave të qytetarëve shqiptarë”.
“Dështimi i Reformës Zgjedhore, kishte pikerisht këtë qëllim, që shqiptarët të mos zgjidhnin me votën e tyre deputetët në parlament dhe që të pamundësohet vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
Sot ne Kuvendin e Shqiperisë janë dy nisma, ajo për lista të hapura, Shqipëria një zonë zgjedhore dhe garantimi i votës së diasporës, të propozuar prej nesh, Demokratëve EuroAtlantikë, dhe propozimi i socialistëve që sërish i mban listat e mbyllura dhe u pamundëson shqiptarëve jashtë vendit të votojnë…”, shkruan ai ndër radhë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.