Rend dhe Ligj

Dosjet e bujshme që kalojnë në SPAK, nga Habilajt tek vrasësi grek

Shkalla e Parë e Gjykatës për Krimet e Rënda ka publikuar dosjet që do të dorëzohen tek Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që nga dosjet e freskëta, si ajo ndaj grupit të Habilajve, apo ajo ndaj Arbër Çekajt, e deri tek dosje më të hershme, si ajo ndaj Domart Konjarit dhe Aleks Pepës.
Publikimi i këtyre dosjeve, që kanë mbetur pezull prej kohësh i paraprin shkrirjes së Gjykatës dhe Prokurorisë për Krimet e Rënda, që pas 20 dhjetorit pushojnë se ekzistuari.
Për këtë arsye, një prej porosive të para që Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela u ngarkoi vartësve të tij në Prokurorinë për Krimet e Rënda ishte identifikimi i dosjeve që do të transferoheshin në juridiksionin e SPAK-ut, por të gjitha dosjet që lidhen me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe veprat penale që janë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, do të jenë objekt i punës së saj.
SPAK do të nisë punën me 8 prokurorë, ndërsa në garë për drejtimin e përkohshëm të tij janë tre emrat Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondilli.
Deri më tani prokurorët kanë identifikuar 24 dosje që do të kalojnë tek SPAK, ndërsa të tjera do të transferohen tek prokuroritë e rretheve. Mes dosjeve që do të hetohen nga SPAK dhe gjykohen nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë ato të Domart Konjarit, i akuzuar nga Shqipëria, Franca dhe vende të tjera si drejtues i një grupi të organizuar në trafikun e drogës në Francë, por edhe s’i porositësi i vrasjes së Devi Kasmit, vrasje për të cilën do të gjykohen më vete Elton Halimaj dhe shtetasi grek Efthimi Efthimiu.
Një tjetër dosje është ajo e grupit të Habilajve, por edhe dosja ndaj Gjergji Kohilas dhe Sokol Bodes, dy ish-drejtues të Policisë së Vlorës, të shpallur në kërkim për akuzën e përfshirjes në trafik ndërkombëtar droge.
Nuk mungon as dosja ndaj 12 personave, përfshirë këtu Enxhi Koçin, për falsifikim dokumentacionesh dhe trafik të personave në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë.

Dosjet:
1- Domart Konjari
2- Reshat Radhima
3- Klaudio Veizaj
4- Festim Lelaj, Skëndert Siqeca, Arbi Mustafa dhe Sokol Hamzallari
5- Adjel Çaushaj, Artur Riza, pezulluar
6- Juri Bedinaj, Harmelindo Tufa dhe Emiljano Çili
7- Gentjan Doda
8- Aleks Pepa
9- Marko Bushi, Shpëtim Lika
11- Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Nezar Seiti, Amarildo Sulaj, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuraj, Fatmir Minaj, Maridian Sulaj.
12- Elton Halipaj dhe Efthymious Eftimiu
13- Altin Hoxhallari
14- Gjergji Kohila, Sokol Bode
15- Alerjo Dushku, Albert Arraj, Imir Vila, Eduart Kume
16- Kastriot Dema
17- Ilir Myrtaj, Alfred Myrtaj, Mario Myrtaj, Arben Kadiu, Florian Hysenaj, Gentjan Stojku, Shkëlqim Mema, Keldi Beshi, Albert Xhelilaj, Ismail Alushani.
18- Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj, Armando Pezaku
19- Leonora Dushku etj. (40 persona)
20- Enxhi Koçi dhe 11 persona të tjerë
21- Gazment Garupi, Haxhi Ramadani, Sotiraq Andoni, Bledjan Ramadani, Eduart Shima, Pellumb Pali, Shpëtim Kiri, Nikolla Mano.
22- Ramadan Dusha, Rezart Çaçani dhe 12 persona të tjerë
23- Gentjan Duraku
24- Spartak Çoçoli, Ervin Hysaj, Ernest Duro


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë