Politike

Dosja ‘McGonigal’, Bardhi i kërkon SPAK-ut: Në cilën fazë të hetimit jeni me kallëzimin ndaj Ramës?

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi në Janar të këtij viti kallëzoi penalisht Edi Ramën lidhur me dosjen McGonigal, me dyshimin se janë kryer  katër vepra penale prej kryeministrit

Pas pranimit të fajësisë nga Charles F. McGonigal, Gazment Bardhi i është drejtuar të hënën zyrtarisht me një kërkesë zyrtare SPAK ku e informon zyrtarisht mbi zhvillimet në drejtësinë amerikane mbi këtë çështje dhe duke kërkuar informacion mbi ecurinë e hetimeve në Shqipëri.

“Pranimi i fajësisë nga shtetasi amerikan Charles F. McGonigal e lidhin këtë të fundit me veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të shtetasit Edi Rama, me detyrë kryeministër i Shqipërisë. Përvec pagesës në të zezë për të nisur një hetim të rremë kundër kundërshtarëve politik të Kryeministrit, çka përbën qartësisht korrupsion aktiv të zyrtarëve të huaj, rezulton se gjatë dëshmisë për pranimin e fajësisë Charles F. McGonigal ka shpjeguar se marrëdhënien me Edi Ramën e krijoi për efekt të biznesit” - shkruan Bardhi në letrën drejtuar SPAK.

Shkresa e drejtuar nga Gazment Bardhi

Gazment Bardhi kërkon informacion nga SPAK se në cilën fazë ndodhet hetimi. “Në vijim të procedurave ligjore të ndjekura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me këtë çështje, ndodhur përpara dyshimeve të arsyeshme për kryerjen nga shtetasi Edi Rama të veprave penale të kallëzuara nga ana jonë, në zbatim të nenit 110 të K.Pr.Penale, kërkojmë që të vihemi në dijeni në lidhje me ecurinë e hetimit të kësaj çështjeje pranë Prokurorisë që ju drejtoni, duke ruajtur dhe pa cenuar sekretin hetimor” - thuhet në letër


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë