Drejtësia

Dosja ‘Buka’, shtyhet në GJKKO seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt

Gazeta Si- Seanca paraprake ndaj ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj për privatizimin e fabrikës “Buka sh.a”, u shty për në datën 16 shkurt për shkak të mungesës së një prokurori. Sipas Prokurorisë, Ahmetaj ka abuzuar me detyrën në privatizimin e fabrikës.

Në seancën e 18 janarit, avokatët e Ahmetajt kërkuan që gjykim të konsiderohet e pavlefshme. “Kërkesa për gjykim të konsiderohet e pavlefshme të kthehen aktet për hetim nga SPAK. SPAK ishte i paqartë në qëndrimin e tij,”, thanë ata.

Ahmetaj është shpallur në kërkim për çështjen e inceneratorëve, pasi akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion dhe fshehje pasurie.

Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim detyre” kur ishte zv.kryeministër dhe për dëm ekonomik 7 miliardë lekë ndaj familjes Myderizi e cila ishte pronare e 50% të aksioneve në ndërmarrjen “Buka Sha”.

Për këtë çështje, Arben Ahmetaj ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se nuk ka kryer shkelje ligjore duke shtuar se asokohe Ministria e Ekonomisë pas vlerësimit i rriti përqindjen e aksioneve në këtë shoqëri familjes në fjalë e po ashtu ruajti aksionet shtetërore.

Sipas Ahmetajt, procedura e privatizimit të kësaj ndërrmarrjeje në fakt nis para 20 vitesh (në 2004-ën), por në 2014-ën kur ai ishte në krye të Ministrisë së Financave u bë përcaktimi i vlerës së paketës së aksioneve shtetërore në këtë shoqëri e po ashtu u përqindja që u takonte ish-pronarëve (familja Myderizi).

Arben Ahmetaj është i akuzuar nga SPAK edhe për çështjen e inceneratorëve, hetim nga i cili është i shpallur në kërkim ndërkombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë