Drejtësia

Dosja ‘Babale’, shtyhet për të 6-n herë gjyqi për deputetin demokrat Ervin Salianji

Gazeta Si - Shtyhet për të 6-ën herë në Gjykatën e Apelit seanca ndaj deputetit demokrat Ervin Saljani, i akuzuar për çështjen “Babale”.

Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e trupit gjykues, pasi nuk janë informuar.

Salianji është shpallur fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale” dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë.

Deputeti demokrat është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim, ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik.

Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, apo do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ.

Nëse do lihet në fuqi vendimi atëherë do kemi dënimin me burg të një deputeti. Autori i audiopërgjimit Albert Veliu u dënua me 3.5 vite burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 100 orë shërbim prove.

Salianji është marrë si i pandehur për shkak të kallëzimeve të tij, të pretenduara si të rreme, për përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike të Agron Xhafajt, të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafajt.

Agron Xhafaj, pas denoncimeve të Salianjit, rezultoi të ishte i dënuar në Itali, ku edhe shkoi për të kryer dënimin prej disa vitesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë