Këtë të premte në Dibër u zhvillua seanca e parë gjyqësore e dosjes së bujshme “184”.
Dosja “184” pasi prokuroria e Dibrës përfundoi hetimet para 1 muaji tashmë do të jetë para togave të zeza për gjykim.
Seanca u shty për në 29 janar pasi palët kërkuan të njihen me fashikujt e dosjes. Partia Demokratike ka bërë kërkesë pranë Gjykatës së Dibrës, që të njihet me dosjet. Kërkesa e PD-së është shqyrtuar për faktin se janë pushuar hetimet për disa persona.
Pas 2 javësh pritet të vendoset nëse dosja rikthehet për hetim apo vijon procesi gjyqësor.
Katër të pandehurit akuzohen për shit-blerje të votave. Në mesin e të pandehurve ka edhe ish-zyrtarë të lartë në Dibër, të dyshuar të përfshirë në vjedhjen e votave për zgjedhjet lokale të vitit 2016.
Listën e të pandehurve e kryeson Robert Aga, ish-shef komisiariati, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pasi me dashje dhe në kundërshtim me ligjin ka vënë uniformat blu në funksion të një subjekti politik, maxhoranxës socialiste.
Drini Gjeci, ish-drejtor i Arsimit, do të përgjigjet para drejtësisë për shpërdorim detyre, pasi kanoste mësuesit se nëse nuk votonin në favor të kandidatit të mbështetur nga maxhorancxa, do t’i largonte nga detyra. Madje në një rast, sipas asaj që thuhet në dosje ai ka firmosur për shkarkimin e një mësuesi nga puna.
Nuri Meda, administrator i Njësisë Administrative Tomin akuzohet për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve.
Edhe Hasan Hoti nga njësia administrative Lurë akuzohet se ka kanosur zgjedhësit me qëllim që të votonin për kandidatin për kryebashkiak i Aleancës për Shqipërinë Europiane.
Dosja “184” vjen para gjykatës së Dibrës pas një loje të gjatë mes institucioneve të drejtësisë. Nga Krimet e Rënda, kjo dosje bëri rrugën Tiranë-Dibër për 4 herë derisa prokurorët aty u bindën që ishte kompetencë e tyre dhe pranuan ta hetojnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.