Gjykata e Dibrës ka vendosur që të çojë në gjyq 4 të pandehurit e dosjes së bujshme “184”, të cilët akuzohen për shit-blerje të votave.
Avokati i palës paditëse, Indrit Sefa, është shprehur se Gjykata paraqiti argumentet që për të pandehurit të nisë gjykimi si dhe vendosi që të kundërshtojë kërkesën e prokurorit për pushimin e akuzës ndaj kryebashkiakut Dionis Imeraj dhe 3 personave të tjerë.
Ndërkohë që avokati i kryebashkiakut Imeraj, tha se ndaj klientëve të tij prokuroria nuk ka dalë me akuzë të veprës penale për ndikim tek zgjedhësit.
Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i PD-së, mes të tjerash deklaroi se do ta ankimojnë vendimin.
Të pandehurit:
Të pandehurit janë Robert Aga, ish-shef komisiariati, Drini Gjeci, ish-drejtor i Arsimit, Nuri Meda, administrator i Njësisë Administrative Tomin edhe Hasan Hoti nga njësia administrative Lurë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.