Lajme

Dorëzohet në polici i riu që dhunoi mjekun në Lezhë: Ishte i dehur!

Eduard Lleshi, 24-vjeçari që dhunoi me grushte mjekun Zef Doda paraditen e sotme në spitalin e Lezhës është dorëzuar në mbrëmje në polici.

I riu ka dëshmuar para uniformave blu, duke sqaruar se e rrahu mjekun, pasi ky i fundit nuk i shërbeu.

“Debatova me të dhe e kam qëlluar me grushte. Nuk po me shërbente, ishte në gjendje të dehur”, ka thënë 24-vjeçari.

Mjeku ka marrë fraktura në kokë dhe në trup, ndërsa pas ndihmës së parë në spitalin e Lezhës, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Ai është jashtë rrezikur për jetën, por familjarët shprehen se është akoma i tronditur dhe në panik pas asaj që ka ndodhur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë