Politike

Dorëhiqet: Valdrin Pjetri nuk do të jetë kryetar i Bashkisë së Shkodrës

Valdrin Pjetri nuk do të jetë kryetari  i ri i Bashkisë së Shkodrës. Ai përmes një mesazhi publik u shpreh se ka vendosur të dorëhiqet  nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër.

Valdrini  thotë se ngjarja për të cilën ai preket nga ligji i Dekriminalizimit ishte banale  dhe u keq përdor duke u nxjerr nga konteksti. Megjithatë Valdrin Pjetri  pohon se  “nuk e kishte menduar kurrë  që një ditë do të gjendesha nën të tilla akuza”, për të cilat insiston se “nuk ka faj dhe ndaj nuk i ka kushtuar rëndësi”.  

Në mesazh kandidati i maxhorancës për kryetar të Bashkisë në Shkodër thotë se  pas dorëheqjes “ vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendrohen tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë”.

“Ishte një ëndërr e bukur t’i jepnim Shkodrës atë çka meriton. Por fatet e një qyteti nuk duhen të jenë kurrë të lidhura pashmangshmërisht me fatet e një individi, cilido qoftë ai”-thotë në fund të mesazhit të dorëheqjes Valdrin Pjetri


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë