Lajme

Donte të vriste gruan me kallash, arrestohet 60-vjeçari në Kamëz

Është bërë e mundur parandalimi i një ngjarjeje të rëndë kriminale brenda familjes në Bathore të Kamzës. Policia bën me dije se pas një grindjeje të fortë brenda një çiftit, debati kishte shkuar deri në përdorimin e armëve.

60-vjeçari me inicialet R.S kishte kërcënuar gruan e tij se do e qëllonte me armën tip kallashnikov që e mbante në shtëpi pa leje. Por ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur shmangien e një tragjedie të mundshme në familje.

Gjithashtu është bërë i mundur edhe bllokimi i armës së zjarrit automatik me dy karikatorë me fishekë, me të cilën ky shtetas dyshohet se do kryente krim në familje, si dhe 96 fishekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Dhuna në familje” në ngarkim të shtetasit R. S.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë