Lajme

Donin të digjnin kullotat, zjarri del nga kontrolli në aksin Korçë-Ersekë

Një vatër e madhe zjarri është përhapur një zonë përgjatë rrugës nacionale Korçë-Ersekë. Flakët filluan të zgjerohen në të gjithë zonën, teksa kishin kanë nisur në vendin e quajtur, ‘Antenat’.

Mësohet se flakët kanë qenë goxha të fuqishme dhe se ishte në rrezik një banesë, por tashmë vatra e zjarrit u vu nën kontroll. Dy zjarrfikëse ndërhynë në kohë dhe ndaluan përhapjen e zjarrit.

Flakët ishin intensive dhe era favorizonte përhapjen e tyre në mënyrë të shpejtë.

Paraprakisht policia dyshon se zjarri ishte vënë nga barinjtë e zonës, të cilët në këtë periudhë djegin kullotat për të përfituar bar të ri në vjeshtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë