Libra

Doni të jeni të paharrueshëm? Ka një udhëzues…

Klasi, kjo aureolë e jashtëzakonshme, që i bën njerëzit të jenë vërtet të paharrueshëm, është më i lehtë të vihet re sesa të përkufizohet. Ne e dallojmë kur e hasim, por çfarë është “ai”?  Një libër mundet jo vetëm do t’ju ndihmojë t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje, por edhe të jeni vërtet një “njeri me klas” në çdo fushë të jetës. Botimet “Pegi” sjellin në Panairin e Librit “Arti për t’u bërë i paharrueshëm”; një udhëzues praktik dhe i domosdoshëm për t’u shndërruar në njeri të paharrueshëm e të parezistueshëm për këdo.

Ky libër, krijuar nga një prej markave më të besueshme dhe të suksesshme në trajnimet e biznesit, nxjerr në pah dhjetë teknikat thelbësore për të zhvilluar dhe përvetësuar disacilësi e aftësi për t’u bërë njeri i dashur dhe i suksesshëm me njerëzit. Çfarë do të thotë “klas”? Si mund të spikatësh mes të tjerëve dhe të bëhesh një lider i vërtetë? Kur është koha e duhur për t’i lënë udhë të lirë intuitës në vendimet e rëndësishme? Kushdo që kërkon t’i japë një kuptim më të madh jetës së vet dhe të bëhet i zoti të ndikojë mbi të tjerët, mund të gjejë ndihmë të vlefshme në këtë libër dinamik e frymëzues.


Dale Carnegie është lektor dhe iniciator i një sërë kursesh dhe librash për përmirësimin
vetjak. Disa prej librave të tij shumë të shitur në mbarë borën, janë botuar edhe në shqip.
Edhe pse ai ndërroi jetë shumë shpejt, mësimet dhe vlerat në të cilat besonte, frymëzuan
e vazhdojnë të ndikojnë te miliona njerëz. “Arti për të fituar miq dhe pushtet” (Botime
Pegi, 2006). “Si të mposhtësh shqetësimet dhe të fillosh të jetosh” (Botime Pegi, 2010)
janë dy prej veprave të tij më me peshë. Në vendin e punës, ju mund të mësoni se si të përmirësoni, përforconi, përshpejtoni dhe ushtroni më mirë përgjegjësitë tuaja. Jashtë vendit të punës, mund të mësoni me të vërtetë të qetësoheni dhe të kënaqeni me veten, kështu që kur të shkoni përsëri për të punuar, do të jeni plot energji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë