Para

Doni të blini shtëpi? Kurseni me kafet dhe tostin me avokado

A do të keni para sa për të blerë një shtëpi, nëse do të ndaloni së shpenzuari për kafe dhe bukë të thekur me avokado? Të dhënat e grumbulluara thonë që po. Mund të tingëllojë e çuditshme, por nëse të duhet të blesh një shtëpi, duhet të nisni kursimet që nga mëngjesi juaj.

Nëse je nën moshën tridhjetë e pesë vjeç, ti mund të bëhesh i pasur. Tendencat e fundit të kuzhinës cilësojnë se gjatë leximit të këtij raporti, shumë prej jush mund të kenë momentalisht një filxhan me kafe dhe në dorën tjetër bukë të thekur me djath dhe avokado. Në Europë kjo mënyrë për të nisur ditën është më e preferuara dhe më e shëndetshmja, por disa studiues tregojnë se do të ishte më mirë të kursenit paratë tuaja për blerjen e një shtëpie sesa konsumoni produkte deri diku të shtrenjta vetëm për një vakt. “Gjithashtu, për të fiksuarit mbas rrjeteve sociale, mendoj së është më mirë të krenohen me shtëpinë e tyre të re sesa duke treguar që jetoni shëndetshëm duke ngrënë,” thotë australiani Tim Gurner, autori i shumë artikujve për shpenzimet e pavlershme që njerëzit bëjnë çdo ditë në shtëpi. 

 Gurner dha për emisionin “60 minuta në Australi” një informacion të vlefshëm për gjithë botën.  Sipas tij duke kursyer për shpenzime të pavlefshme mund të blejmë një shtëpi. “Kur kam kursyer para për të blerë shtëpinë time të parë”, deklaroi ai. Shpenzimet që ai kishte eliminuar ishin avokadot dhe kafet që konsumonte çdo mëngjes,” shprehet Gurner.

 Idetë e tij për shpenzimet e pavlefshme në shtëpi  këtë herë krijuan debate të mëdha dhe për të gjithë ishte e çuditshme fakti se si “avokadot mund të blinin shtëpi.” Pyetja që  mundon tani të gjithë publikun ishte. “Sa avokado duhen kursyer për të blerë një shtëpi”.

“Kemi shkruar në 10 qytete anembanë botës, kemi grumbulluar të dhënat dhe kemi kuptuar, se nëse nuk hamë avokado çdo mëngjes ne mund të blejmë një shtëpi në pak kohë.  Studiuam koston mesatare se sa bukë e thekur me avokado harxhohej në një kafenë të vogël të çdo qyteti dhe pamë se nuk është shumë e vështirë të heqësh dorë nga shpenzimet e pavlefshme. Duhet vetëm t’i vësh qëllim vetes. Çmimet e shtëpive kanë një vlerë mesatare. Për shembull një apartament 90 metra katrorë jashtë qendrës së qytetit  shkon sa vlera e blerjes së avokadove për një vit e gjysëm resht.  Kursimet e avokadove mund të sigurojnë 20% të çmimit të blerjes së një shtëpie,” thotë Gurner.

Sipas hulumtimeve, në qytetet e mëdha ky studim vlen shumë, pasi pjesa më e madhe e njerëzve jetojnë në shtëpi me qera. Duhet shumë pak kohë për të siguruar një pjesë të shumës për blerjen e një shtëpie. Ndër të tjera Gurner thotë: “Kur kam qenë 19 vjeç kam pasur biznesin tim të parë, shkoja në palestër në gjashtë të mëngjesit dhe mbaroja punën në orën 10:30 të natës. E kam përsëritur këtë rutinë për shumë vite me radhë dhe nuk mendoja të  dilja me shoqërinë time për darkë apo do pija një kafe në mëngjes. Falë punës munda të fitoj këto që kam tani. Sot shikoj shumë të rinj që janë të dhënë shumë mbas qefeve dhe shpenzimeve të pavlefshme. Logjikoni një moment, a duhet të harxhojmë 22$ çdo ditë për një bukë të thekur me avokado? Mendoj se këto njëzetë e dy dollar mund ti kurseni për të pasur një shtëpi tuajën. Ja vlen më shumë se të konsumoni avokado çdo ditë,” shton Gurner.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë