Bota

37 akuza për zbulimin e sekreteve shtetërore, Donald Trump nën arrest: Jam i pafajshëm

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump është arrestuar me akuzën e keqpërdorimit të dokumenteve të klasifikuara, raportoi të martën në mbrëmje CNN.

Bashkë me të  edhe ndihmësi i tij i ngushtë Walt Nauta për 37 akuza në lidhje me dokumentet e klasifikuara të qeverisë të gjetura në Mar-a-Lago, raporton CNN.

Seanca dëgjimore e së martës në mbrëmje (me orën europiane) ne gjykaten Federale ne Majami do të shërbejë edhe si një "paraqitje fillestare".

Megjithatë, sipas CNN nuk pritet që Trump të kalojë natën në qeli pasi ai do të lirohet me kushtin që do të jetë prezent në seancat gjyqësore të radhës mbi këtë çështje. Autoritetet federale kanë shtuar sigurinë përreth godinës dhe zyrtarët e Majamit thonë se janë të përgatitur për të parandaluar dhunën e mundshme nga mbështetësit e zotit Trump dhe kundër-protestuesit.

Ngritja e akuzave zyrtarisht ndaj ish-presidentit, vjen pesë ditë pasi juria e madhe federale në Majami miratoi 37 akuza penale ndaj tij, 31 prej të cilave e akuzojnë ish presidentin për “mbajtje të qëllimshme” të dokumenteve të klasifikuara të sigurisë kombëtare, në shkelje të Ligjit të Spiunazhit.

Rregullat në Florida kërkojnë që të pandehurit të kenë të paktën një avokat në shtetin që i përfaqëson ata.

Avokatët Todd Blanche dhe Chris Kise pritet të përfaqësojnë Trumpin në gjykatë, thotë një burim i njohur me këtë çështje për CNN.

Foto nga brenda gjykates federale ne Majami

Megjithatë, roli që avokati Kise do të luajë në vazhdim është i paqartë sa kohë, ai u mënjanua gjatë procesit gjyqësor të vitit të kaluar lidhur me kërkimin e Mar-a-Lago në mes të luftimeve të ekipit Trump.

Një tjetër avokate e licencuar nga Florida, Lindsey Halligan - e cila gjithashtu ka punuar në padinë e Trump vitin e kaluar mbi kërkimin - mbetet në ekipin e Trump dhe mund të jetë e pranishme të martën.

Në seancë, gjyqtari do të diskutojë mundësinë e garancisë që do t'i lejojë të pandehurit të qëndrojnë jashtë paraburgimit në pritje të gjykimit.

Mund të ketë kërkesa që ata të njoftojnë zyrën e provës së gjykatës përpara se të udhëtojnë në vende të caktuara.

Prokurorët gjithashtu mund të kërkojnë që Trump-it t’i vendosen kufizime duke ndaluar komunikimin me dëshmitarët.

Shefi i kundërzbulimit të Departamentit të Drejtësisë, Jay Bratt, i cili ka qenë një lojtar kyç në hetimin e dokumenteve deri më tani, mund të jetë si përfaqësues i qeverisë në gjykatë. Vone ne mbremje, mediat nderkombetare raportuan se, Donald Trump është deklaruar i pafajshëm për akuzat penale federale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë