Lajme

Donald Lu: Mirëpresim faktin që Tahiri do të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm

Ambasadori i SHBA, Donald Lu është diplomati i parë i huaj që reagon pas vendimit të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për të lënë mandatin e deputetit. Gjatë një takimi me shoqërinë civile, Lu u shpreh se mirëpriste faktin që Tahiri do të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm, pa imunitet.

Në vijim të fjalës së tij, ambasadori amerikan tha se vazhdojnë hetimet si për Tahirin dhe për ish Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ndërsa kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frokaj dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi po ndiqen penalisht.- tha Lu.

Në lidhje me dekriminalizimin, Lu i vlerësoi si të guximshëm gazetarët që kishin shkruar për politikanët Arben Ndoka, Elvis Rroshi, Mark Frroku, Aqif Rakipi, Shukri Xhelili, Koço Kokëdhima dhe Dashamir Tahiri. “Falë tyre, këta politikanë nuk janë më në Kuvend apo bashki” – tha Lu. Ambasadori Lu i kërkoi shoqërisë civile t’u bashkohej thirrjeve për arrestimin dhe ndjekjen penale të "peshqve të mëdhenj" kriminalë. “Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh të drogës, Met Kanani që u arrestua më 22 mars. Urdhër arreste janë lëshuar edhe për dy trafikantë të tjerë të mëdhenj, Klement Balili dhe Arbër Çekaj, por ata duhet të kapen”- u shpreh Lu.

Diplomati amerikan vlërsoi punën e shoqërisë civile në tre vitet e fundit, por i kërkoi të mos bëhet dembele, pasi ka ende shumë punë për të bërë.

Why are generics usually much cheaper


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë