Para

Dollari rritet, nafta bie…

Dollari rinisi sot ngritjen e tij në vlerë ndaj valutave të vendeve që prodhojnë naftë, teksa  investitorët mbeten të frikësuar pas rënies historike të kontratave me afat të naftës amerikane nën zero e po mundohen t'i qëndrojnë sa më larg këtij produkti financiar. .

Shqetësimet mbi shëndetin e liderit koreanoverior Kim Jong Un pas njoftimeve në lajme se ai po merr një trajtim shëndetësor pas disa proçedurave mjekësore në sistemin e tij kardiovaskular gjithashtu kanë mbështetur dollarin.

Kontratat e naftës bruto kanë rënë në territor negativ për herë të parë të hënën, e kjo shkaktuar nga një tepricë oferteje dhe mungesë të thellë kërkese si rezultat i krizës së koronavirusit ndonëse nafta amerikane (WTI) arriti që të kthehej në territor pozitiv sot herët në mëngjes.

“Nafta është larguar nga nivelet e saj shumë të ulta që ishte dje por shumë kompani kanë për t’u goditur dhe ato mund të nisin e të falimentojnë”, shprehet Shane Oliver drejtuesi i strategjive të investimeve në AMP Capital Investors Sydney.

“Nëse vihet re një rënie e çmimeve të aksioneve, dollari mund të përjetojë rritje vlere si strehëz e sigurtë (në terminologjinë angleze safe haven përdoret për ato instrumenta financiarë në të cilat investohet kur ka periudha krizeje apo paqartësie mbi të ardhmen) E vetmja gjë që nuk po e lejon dollarin të ngrihet akoma e më shumë është oferta e madhe e dollarëve që Rezerva Federale ka bërë në ekonominë amerikane”, shton soti Oliver.

Kundrejt valutës Norvegjeze (NOK) dollari është rritur me 0.28 % në 10.4722 NOK pas rritjes prej 1.2% të hënën. Ndërsa me valutën Meksikane (MXN) dollari po tregtohet me 24.1040 Mexican pesos pas kapërcimit prej 1.3% gjatë ditës së djeshme.

Valuta amerikane është rritur me 0.2% kundrejt Rublës Ruse (RUB). Ndërsa kundrejt valutës së fqinjit të saj verior dollari amerikan po tregtohet me 1.4162 dollarë kanadezë pas pikut më të lartë prej dy javësh që kishte arritur dje.

Valuta koreanojugore KRW ishte një nga humbësit më të mëdhenj dje duke rënë me 1% në 1,232.15 kundrejt dollarit pasi CNN publikoi lajmin se Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ishte në rrezik për jetën pas një kirurgjie që kishte bërë.

Sidoqoftë burimet nga qeveria koreanojugore dhe ajo kineze i kanë refuzuar këto lajme të mediave në lidhje me Kim Jong Un.

Çmimet e energjisë janë duke rënë e kjo pasi ndërprerjet e dakortësuara, të ofertës së naftës, javën e kaluar nga prodhuesit më të mëdhenj nuk kanë mjaftuar për të stabilizuar tregun nga kolapsi i madh që ka përjetuar kërkesa e naftës si rezultat i pandemisë.

Dollari u ngrit sot në 0.9702 kundrej frangës zviceriane (CHF) dhe paundi britanik ka rënë me 0.2% ndaj dollarit amerikan.

Euro ka rënë pak ndaj dollarit në 1.0841 $ ndërsa kundrej paundit britanik euro ka pësuar një ngritje shumë të lehtë e aktualisht është në 0.88 paund britanik (GBP).

Të enjten anëtarët e BE-së do të diskutojnë përgjigjen e bllokut ndaj kaosit të shkaktuar nga koronavirusi. Anëtarët e BE-së aktualisht po e gjejnë shumë të vështirë që të bien në koncensus në lidhje me mënyrën se si do të mbështeten vendet e goditura më rëndë nga virusi si Italia e Spanja. Por sipas analistëve nëse nuk arrihet në një dakortësim këtë javë atëherë pritet që të ketë risk që monedha e euros të bie në vlerë.

Valura e Zelandës së Re ka rënë me 0.7% sot në 0.5998 $ kundrejt dollarit amerikan. E po kështu ka pësuar rënie dhe valuta australiane e cila tregtohet kundrejt dollarit amerikan në 0.6310 $, ku sipas analistëve mendohet të ketë ndikuar fakti se 6% e gjithë vendeve të punës në Australi janë humbur gjatë periudhës 14 mars me 4 prill prej covid-19.

Burimi: Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë