Lajme

Dolën për të eksploruar, çifti hungarez humb në Llogara

Një çift nga Hungaria të cilët kanë ardhur me pushime në Shqipëri, ndërsa kanë dalë të eksplorojnë vendin, kanë humbur në malin e Llogarasë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar dhe mësohet se çifti kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e tyre.
Kontakti i fundit i tyre ka qenë te qendra e vizitorëve në Radhimë.
Ndërkohë punonjës së qendrës së vizitorëve kanë dalë në pyllin e Llogarasë për gjetjen e çiftit.
Mësohet se personat, të cilët kanë dalë për të kërkuar çiftin nga Hungaria ka tentuar të komunikojë me Ambasadën Hungareze, por që nga ambasada nuk u është përgjigjur askush.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë