Rend dhe Ligj

Dolën me makina në rrugë, 5 të shoqëruar nga Policia e Durrësit

Policia e Durrësit ka shoqëruar mëngjesin e kësaj të premteje pesë persona, pasi nuk kanë respektuar urdhrin e qeverisë për të mos lëvizur me makina private në qytet, si një nga masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Policia ka deklaruar se do të merren masa ndëshkuese për këdo që del me makinë.

Asnjë automjet i paautorizuar nuk lejohet në rrugë veç ambulancave dhe makinave shtetërore.

Sot, kryeqyteti është zgjuar si një qytet thuajse fantazmë. Të njëjtat masa shtrënguese janë edhe për Durrësin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë