Politike

Dokumentari i 30 viteve / PS shfaqet më e bashkuar, “përjashtohet” Meta dhe dy detajet e rrugëtimit

Nuk është thjesht një përvjetor. Në 30 vjetorin e themelimit të saj, Partia Socialiste, përmes mbajtjes së Kongresit të Jashtëzakonshëm në një vend të pazakontë, në stadiumin “Air Albania” u shfaq më e bashkuar së kurrë. Kongresi i jashtëzakonshëm i PS u hap me një dokumentar, të vetmin në gjithë këto vite që tregonte kujdesshëm rrugëtimin e PS qysh prej themelimit të saj në vitin 91 e deri më sot.

Në dokumentarin e përgatitur nga PS protagonistë ishin figurat kryesore të epokës “:Nano” deri në vitin 2005 të rrëfyer nga Namik Dokle, Servet Pellumbi, Arta Dade, Et’hem Ruka apo Rexhep Meidani. Një rrugëtim i fokusuar kryesisht ne përpjekjet e PS përballe PD-së në histori të rëndësishme zgjedhjesh si viti ‘96 apo ai i mbrapshte viti ’97 e deri tek dorëheqja e Fatos Nanos në zgjedhjet e 2005-ës.

Pas këtij viti, në dokumentar protagonist është vetëm Edi Rama qysh prej zgjedhjes së tij në krye te PS-së, aksionet e rëndësishme politike, greva e urisë në opozitë, investimet e mëdha në vend e deri tek procesi i vaksinimit.

Pas vitit 2005 në dokumentar ndryshe nga epoka “Nano” ka vetëm një protagonist ajo e Edi Ramës.

Në këtë rrugëtim të PS nuk u përfshi askund Ilir Meta. Në dokumentar ai përfshihet vetëm në një moment, konkretisht në videon me Dritan Priftin që shoqëroi më pas ngjarjen e 21 janarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë