Politike

Do zëvendësonte Ahmetajn në Kuvend, Dallëndyshe Bici letër KQZ: Nuk e pranoj mandatin (Plarent Ndreca deputeti i ri i PS)

Pas ndërprerjes së mandatit të deputetit të PS-së, Arben Ahmetaj, për shkak se mungoi 6 muaj në Kuvend, KQZ-ja iu drejtua kandidatit të radhës në listën shumë emërore të të njëjtin subjekt për të njëjtën zonë zgjedhore.

Sipas renditjes së kandidatëve të PS-së për Qarkun Tiranë, mandatin e Ahmetaj do duhet ta marrë fillimisht Dallëndyshe Bici.

Por kjo e fundit e ka refuzuar duke dërguar në KQZ-së një letër zyrtare ku shpjegon se nuk do të pranojë të futet në Kuvend, per shkak të angazhimit të saj si drejtoreshë e Kadastrës.

Pas refuzimit të Bicit, emri tjetër në listë është juristi Plarent Ndreca. Ky i fundit është shprehur paraprakisht se do të ishte i nderuar ta pranonte këtë detyrë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë