Rend dhe Ligj

Do kryente një krim, kapet vrasësi me pagesë në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 48-vjeçar, pasi është kapur duke qarkulluar me një motomjet pa targa dhe me armë me vete.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G. B, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim dhe dhunë në familje. Policia bën me dije se 48-vjeçari është përdorur nga grupe kriminale për vrasje me pagesë. Ai është kapur duke qarkulluar nga Tirana në drejtim të qarkut Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale i është sekuestruar një armë zjarri automatik “Scorpion” me silenciator dhe 20 fishekë, me të cilën dyshohet se do kryente një vrasje.

Ndër të tjera, policia thotë se nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e arsyes së qarkullimit me armë zjarri me silenciator dhe motomjet pa targa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë