Rend dhe Ligj

Do i çonte 400 mijë USD vëllait në Australi, policia ia sekuestron për pastrim parash

Vendoset sekuestro preventive për një llogari banke në shumën 400 mijë dollarë, që i përket administratorit të një shoqërie SHPK.

Policia bën me dije se ky vendim u mor pas hetimit të nisur nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Aleksander Gavoci, pronar dhe administrator i kompanie, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare” .

Vendosja e sekuestros preventive, është bërë pas tentativës së bërë nga shtetasi në fjalë, për transfertën e shumës jashtë vendit, në Australi, në llogari të vëllait të tij.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera dhe bashkëpunëtorët në këtë aktivitet kriminal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë