Stili i jetesës është mjaft i rëndësishëm si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Po çfarë duhet të bëjnë këta të fundit për t'u dukur gjithmonë bukur?
Për të qenë sa më në formë nuk është e rëndësishme vetëm të ushtroni në palestër, por stili i jetesës në tërësi. Të ushtroni, të hani dhe të bëni një gjumë sa më të mirë, këto janë tre gjërat kryesor që do ju mbajnë në formë. Është shumë e rëndësishme edhe orari kur ju ushtroni në palestër.
Koha më e mirë për të ushtruar është në mbrëmje
Koha perfekte për të ushtruar është orari mes orës 16:00 dhe 19:00, nëse ushtrohet më vonë ka rrezik të çrregullohet cikli i gjumit. Mbani mend: të fjeturit e bollshëm ndihmon në riparimin e muskujve tuaj dhe siguron efekte me pozitive anabolike.
Pini sa më shumë ujë
Hidratimi dhe furnizimi i trupit me ujë është shumë i rëndësishëm. Konsumoni sa ma shumë ujë gjatë ditës, si kur jeni duke djegur dhjam ashtu edhe kur jeni duke shtuar muskuj. Është e mundur që kur jeni të dehidratuar të ndjeni uri dhe për këtë arsye hidratimi është shumë i rëndësishëm sidomos kur jeni duke djegur dhjam.
Dy gramë proteina për çdo kilogram të peshës trupore
Duhet të barazpeshoni ushqimin. Ju duhet të hani së paku 2 gramë proteina për çdo kilogram të peshës trupore dhe pjesën tjetër të kalorive duhet ta konsumoni përmes karbohidrateve dhe yndyrnave. Kualiteti i karbohidrateve që konsumoni ka rëndësi të madhe. Ju duhet të konsumoni karbohidrate komplekse si oriz të kaftë dhe patate të ëmbla.
Duhet të hani me karar dhe atëherë kur ndiheni të uritur
Mënyra më e mirë për të ngrënë ato kaloritë ekstra që ju rrisin muskujt është që të hani shpesh dhe me vakte më të vogla. Të hani 5 herë në ditë dhe të ndani kaloritë e nevojshme është shumë më lehtë se të hani gjithë ato kalori në 2-3 vakte. Gjithashtu të ushqyerit e shpeshtë ka ndikim në sintezën e proteinave që ndihmon rritjen e masës muskulore
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.