Politike

Djegia e mandateve, Kume: Në Kuvend hyjnë parti të tjera

Politika në vend po përballet për herë të parë me një rast të paprecedent, atë të djegies së mandateve të deputetëve, propozim i kryedemokratit Basha.
Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka treguar se çfarë mund të ndodhë nëse opozita djeg mandatet.
Në një prononcim për mediat, ai është shprehur se djegia e mandateve nuk ka ngërçe ligjore dhe do të thotë se në Kuvend krijohen vakanca.
“Djegia e mandateve është veprim ekuivalent me dorëheqjen ndaj një mandati të caktuar. Pra është një veprim që nuk ka asnjë ngërç ligjor. Nëse realizohet do të thotë që në Kuvendin e Shqipërisë krijohen vakanca dhe për këtë njoftohet KQZ për të plotësuar vakancat. Mënyra si ndodh më pas nuk është shprehur në Kodin Zgjedhor, por për analogji mund të merret rasti i vakancës së krijuar nga një deputet i pavarur. Nisur nga kjo analogji hap shtegun që të marrin mandatin partitë politike që nuk kanë garuar, por kanë herësin më të madh që mund ta përfitojnë një gjë të tillë”, shprehet Kume.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë