Keshilla

Djathi ju zgjat jetën

Djathi, bulmeti aq shumë i preferuar nga të gjithë, duket se jo vetëm që nuk dëmton shëndetin e zemrës, siç u pretendua në një studim disa kohë më parë, por ka ndikim në jetëgjatësinë e njeriut.

Shkencëtarët kanë zbuluar se spermidina, një përbërës që gjendet në disa lloje të djathërave, mund t’jua zgjatë jetën. Ky përbërës magjik mund ta parandalojë kancerin dhe fibrozën e mëlçisë.

Shkencëtarët i kanë zbuluar efektet pozitive të kësaj substance duke i ushqyer kafshët laboratorike me suplemente të spermidinës. Disa prej kafshëve kishin arritur të jetonin deri në 25% më gjatë sesa është jetëgjatësia mesatare e species së tyre.
Rritja dramatike e jetëgjatësisë kishte ndodhur vetëm te kafshët që ishin ushqyer me spermidinë gjatë tërë jetës së tyre.

Kur hulumtuesit i kishin ushqyer kafshët me këtë përbërës në vitet e vonshme të jetës, jetëgjatësia e tyre ishte rritur për vetëm rreth 10%.
Përveç këtij studimi, edhe studimet e mëhershme kanë treguar se djathi është i shëndetshëm pasi që e shpejton metabolizmin, është i mirë për kockat dhe dhëmbët, ju ndihmon të shtoni masë muskulore që ndihmon në shëndetin e zemrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë