Lajme

Djathë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 32-vjeçar i cili po transportonte 142 koli me djathë.
Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale M. Z nga Tirana, të cilin policia e kontrolloi në makinën që ai drejtonte.
Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 142 koli me djathë.
Siç njofton policia, nga veprimet e para hetimore dyshohet të jetë futur kontrabandë nga Maqedonia e Veriut.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, dhe “Fshehja e të ardhurave”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë