Ka ndodhur

Fier/ I biri godet të atin me shkopin e dhenve, të dy kishin probleme mendore

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të premte në Fier, ku një 52-vjeçar gjeti vdekjen në vend, pasi u godit me shkop nga djali i tij.

Policia në njoftimin zyrtar tha se 25-vjeçari Erdis Rapi goditi me shkop në kokë babanë e tij, Dhori Rapi.

Gazeta Si mëson se 52-vjeçari u qëllua me shkopin që i biri ruante dhentë.

Paraditen e sotme, ai sapo ishte kthyer nga Kumani ku do të merrte një rekomandim për të shtruar të birin në Spitalin Psikiatrik në Vlorë.

Pasi mbërriti në shtëpi, viktima i ka kërkuar të birit që të ruante dhentë, por ai e ka kundërshtuar dhe është konfliktuar fizikisht me të atin në oborrin e shtëpisë.

Pasi janë zënë e ka qëlluar prapa kokës me shkopin qe ruante dhentë.

Ndërkohë, të afërm të viktimës thonë se edhe i ati dhe i biri ishin të sëmurë mendorë.

52-vjeçari Dhori Rapi sipas dëshmitarëve, i binte shumë më qafe të birit, kjo edhe për shkak të problemeve mendore.

Babë e bir kanë pasur edhe më parë konflikte, dhe 25-vjeçari Erdis Rapi e ka kërcënuar duke i thënë se do ta vriste.

Sipas të afërmve familja jetonte në kushte shumë të rënda ekonomike.

Mësohet se viktima ka tre djem, autorin e vrasjes, një të martuar në Greqi dhe një 17-vjeçar. Ndërkohë, bashkëshortja e viktimës ka rreth 4 vjet që ka ndërruar jetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë