Mbiemri Schumacher është shumë i rëndë në botën e Formula 1, madje për shumëkënd personifikon vetë këtë sport. Michael Schumacher nga shumë tifozë është cilësuar si më i madhi i të gjitha kohërave në këtë sport dhe në gjurmët e tij do të kërkojë të ecë edhe djali i tij. Mick Schumaker, është djali i madh i pilotit gjerman që prej disa vitesh është në gjendje kome, pas një aksidenti në alpet zvicerane.
Mick Schumacher, piloton me makinat e shpejta prej disa vitesh dhe synon që të ecë në gjurmët e të atit. Ai këtë vit ka qenë në kategorinë Formula 3 dhe ka bërë disa paraqitje mbresëlënëse. Ajo që impresionoi më shumë nga të gjitha, ishte fitorja e tij në pistën e SPA, sic kishte bërë babai i tij para shumë vitesh.
Jo vetëm kjo fitore, por edhe aftësitë e tjera që Mick Schumacher ka treguar në pistë, kanë mjaftuar për të krijuar idenë te skuderitë e mëdha se 19-vjeçari meriton një shans për tu provuar në elitën e makinave të shpejta. Gjatë ditës së mërkurë në disa medie të rëndësishme botërore qarkulloi lajmi se djali i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher do të kalonte në Formula 1.
Në fillim u aludua për një kalim te gjigandët austriak, Red Bull. Por do të ishte vetë Helmut Marko, drejtori i kësaj skuderie, që doli duke e mohuar një lëvizje të tillë. Por më vonë qarkulluan disa lajme se djali i Schumacher mund të pilotonte makinën Toro Roso sezonin e ardhshëm, por ende nuk ka konfirmime sa i përket kësaj çështje.
Edhe pse ende nuk ka asnjë zyrtarizim, pritet që sezonin e ardhshëm, Mick Schumaker ta shkojmë duke pilotuar në Formula 1. Kështu ai do të bëhej i treti nga kjo familje, pas babit të tij, Michael dhe xhaxhait Ralf Schumacher.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.