Bota

Djali i Presidentit Joe Biden nën akuza për tre vepra penale

Djali i Presidentit Joe Biden, Hunter Biden, është akuzuar penalisht për tre akuza penale, lidhur me një armë zjarri që ka blerë në vitin 2018.

Prokurorët federalë akuzojnë Hunter Biden për tre krime, dy akuza për deklarata të supozuara të rreme që ai bëri gjatë blerjes së armës, dhe një akuzë të tretë për posedim të armës, ndërsa ishte i varur nga droga

Hunter Biden kishte arritur më parë një marrëveshje me Prokurorin e posaçëm David Weiss, për të zgjidhur çështjen pa akuza, por ajo marrëveshje u rrëzua gjatë verës në mes të shqyrtimit nga një gjykatës federal, ku dolën detaje të reja.

Prokurori David Weiss ka udhëhequr hetimin e Hunter Biden që nga fundi i vitit 2018. Me kalimin e viteve, ekipi i tij hetoi evazion fiskal, lobim të jashtëligjshëm, pastrim parash dhe çështje të tjera, të lidhura kryesisht me marrëveshjet e biznesit jashtë shtetit, të Hunter Biden, shkruan CNN.

Kjo është hera e parë në historinë e SHBA-së që Departamenti i Drejtësisë ka ngritur akuza kundër djalit të një presidenti në detyrë.

Problemet ligjore të të riut Biden janë bërë një çështje gjithnjë e më e diskutueshme në politikën amerikane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë