Ne rrjet

“Ditari i Simptomave”, mjeku i infektuar e tregon online

Yale Tung Chen është njëri prej mijëra mjekëve, infermierëve dhe stafit tjetër mjekësor që është prekur nga koronavirusi në mbarë botën. 35-vjeçari që jeton dhe ushtron profesionin e tij në Madrid ka hyrë në ditën e katërt pasi analizat e nxorrën pozitiv infektimin me koronavirusin e ri.

Që prej atij momenti ai është vetëngujuar në shtëpi dhe të vetmin kontakt që ka me botën jashtë e ka përmes rrjeteve sociale, ku publikon edhe ditarin e tij të koronavirusit, duke nisur që prej ditës së parë.

Ky është ditari 4-ditor i bërë publik deri më tani përmes Twitter-it nga mjeku Yale Tung Chen:

Dita e parë pas diagnostikimit me Covid 19: dhimbje fyti, dhimbje koke (e fortë!) kollë e thatë, por jo vështirësi në frymëmarrje. Mushkëritë pa anomali.

https://twitter.com/yaletung/status/1236970053515575297

Dita e dytë pas COVID. Më pak dhimbje fyti, më pak kollë dhe dhimbje koke. Asnjë vështirësi në frymëmarrje, apo dhimbje në gjoks.

https://twitter.com/yaletung/status/1237292028221960193

Dita e tretë. As dhimbje fyti, e as dhimbje koke. Dje ishte dita e kollës, por ende jo vështirësi në frymëmarrje, apo dhimbje gjoksi. Nisi diarreja, por kolla u qetësua disi.

https://twitter.com/yaletung/status/1237688008444391425

Dita e katërt. Më shumë kollë dhe lodhje (shumë rëndë), por ende nuk kam vështirësi në frymëmarrje, apo dhimbje gjoksi.

https://twitter.com/yaletung/status/1238059289094295552

Yale Tung Chen ka folur për BBC, ku thotë gëzon një shëndet të qëndrueshëm dhe i vlerëson simptomat e deritanishme si të lehta, madje edhe më të lehta se një grip sezonal që kishte kaluar vitin e kaluar.

Sa i takon vetëngujimit, mjeku shprehet se shmang pothuajse plotësisht kontaktet me gruan dhe dy fëmijët e tij, pavarësisht se jetojnë në të njëjtën shtëpi. Fatmirësisht, si gruaja ashtu edhe dy fëmijët e tij kanë rezultuar negativë nga testet e koronavirusit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë