Jete & Stil

Dita Ndërkombëtare e Përqafimit, hormoni i tij ka fuqi të riparojë edhe qelizat e dëmtuara pas një ataku në zemër

Sot është Dita Ndërkombëtare e Përqafimit dhe lirisht përqafoni të gjithë ata që doni dhe zbukurojani kështu ditën. Ky kontakt i ngrohtë njerëzor ka një faktor shumë pozitiv psikik dhe fizik.

Edhe pas një dite shumë të vështirë, përqafimi me siguri se do të iu ndihmojë. Ditën ndërkombëtare të përqafimit e shpalli më 1986 Kevin Zaborney, të cilin sot e quajnë edhe si ambasador i përqafimit.

Është provuar se përqafimet ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj. Pra, mos hezitoni dhe përqafoni të dashurit tuaj çdo ditë.

Vetëm para pak kohësh, shkencëtarët në Michigan kanë zbuluar se gjithashtu duket se ka aftësinë për të riparuar qelizat e dëmtuara pas një ataku në zemër.

Kur dikush pëson një atak në zemër, qelizat kardiomiocet dëmtohen shumë dhe nuk mund të rregullohen.

Por studiuesit zbuluan se oksitocina që prodhohet nga trupi ynë kur ne përqafojmë dhe biem në dashuri, stimulon qelizat burimore në shtresën e jashtme të zemrës, të cilat migrojnë në shtresën e mesme të saj dhe shndërrohen në kardiomiocite.

Deri më tani ka pasur vetëm studime me qelizat njerëzore në laborator por shkencëtarët kanë shumë shpresa se do të shkojnë më tej, ndoshta dhe duke zhvilluar një trajtim me anë të hormonit të dashurisë.

Autori kryesor i studimit Doktor Aitor Aguirre tha se ky zbulim i hap rrugën zbulimit se si mund të mposhtim një atak në zemër.

Aguirre tha se oksitocina përdoret gjerësisht në klinika për arsye të tjera, kështu që përdorimi i tyre për pacientët pas atakut të zemrës nuk është një risi.

Oksitocina përdoret për të stimuluar ose përmirësuar kontraktimet gjatë lindjes, si dhe për të pakësuar gjakderdhjen pas lindjes.

"Edhe nëse rigjenerimi i zemrës është vetëm i pjesshëm, përfitimet për pacientët mund të jenë të mëdha", tha ai.

Hormoni i prodhuar në mënyrë natyrale është jetëshkurtër në trup, që do të thotë se mund të nevojiten ilaçe oksitocine afatgjata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë