Futboll

Dita e Vidalit tek Interi, Konte ka në skuadër lojtarin e preferuar

Të dielën në mbrëmje Arturo Vidal zbarkoi në Milano, ku është duke kryer vizitat mjekësore, për t’u prezantuar më pas me fanellën e Interit. Mesfushori kilen ka lënë Barcelonën për t’u bashkuar me trajnerin Antonio Konte te zikaltrit. Edhe Lionel Mesi e ka përshëndetur mikun e tij pas largimit, duke shkruar se shpreson të takohet sërish me të.

Firma dhe komunikata zyrtare e Interit priten gjatë pasdites dhe nesër mesfushori do të jetë në stërvitje me skuadrën e re. Trajneri Konte ishte ai që këmbënguli për ta pasur në skuadër lojtarin me shumë përvojë dhe ka mundësi ta hedhë në fushë nga minuta e parë në ndeshjen e së shtunës me Fiorentinën.

Arturo Vidal në Milano. Gazeta Si, 21 shtator 2020

Arturo Vidal vjen gratis, pasi atij i kishte përfunduar kontrata me Barcelonën. Kileni 33-vjeçar do të firmosë një kontratë dyvjeçare me Interin, nga e cila do të përfitojë 12 milionë euro neto në total. Ai do të mbajë fanellën me numër 22, ashtu si dhe te Barcelona, por, nëse Vesino do të shitet, lirohet edhe fanella me numër 8, e preferuar e lojtarit. Konte ka kështu një “armë” më shumë në kampionatin e ri për të rivalizuar më fort për titullin kampion me Juventusin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë