Vende dhe Udhetime

Dita e Shën Valentinit: tradita të çuditshme dhe të mrekullueshme nga e gjithë bota

Dita e Shën Valentinit mund të mos jetë festa e preferuar e të gjithëve, megjithatë mbetet ende e famshme pas shekujsh. Me origjinë nga Europa, traditat e saj festive janë përhapur më shumë sesa mund të imagjinohej. Njerëzit bëjnë shumë për 14 shkurt, me disa që tregojnë dashurinë e tyre në mënyra shumë të veçanta.

Të dashuruarit më të mirë, zyrtarisht!

Franca e mori seriozisht Ditën e Shën Valentinit për vite me radhë, duke mbajtur konkursin për të dashuruarit në të gjithë vendin me fituesit që shpalleshin nga Bashkia e Parisit.

Vendi perfekt

Nëse mendoni se Parisi është qyteti i dashurisë, mund të keni të drejtë, por Franca gjithashtu ka fshatin e saj të Shën Valentinit, Lutetia.

Dashuria është si një kuti me çokollata ... apo edhe një banjë me çokollata!

Çokollata është shumë e rëndësishme në Tokio dhe për këtë njerëzit e përdorin shumë, duke bërë banjë zhytur në cokollatë.

Fat ‘shtesë’ për martesën në Tajlandë

Shën Valentini konsiderohet të jetë një ditë e veçantë për çiftet për të regjistruar zyrtarisht marrëdhëniet e tyre. 99 çifte u martuan më 14 shkurt 1999 në Bangkok.

Pasioni për pazaret

Kutia e çokollatave nuk ka shumë vlerë në Tokio pasi  shitësit shpesh inkurajojnë çiftet për disa blerje mjaft serioze, si ky dyqan Apple në Tokio.

Dashuria është në flokë

Në Shën Valentin, të gjithë duhet të ndihen të dashur.

Parukjerët indianë janë gjithmonë shumë të zënë ditët e Shën Valentinit, duke bërë zemra në flokët e njerëzve si një trend që ka që në vitet 2000 që aplikohet.

Disa kundërshtime serioze në Indi

Kjo festë mund të mos jetë për të gjithë, por disa grupe në Indi shkuan përtej refuzimit për ta festuar këtë festë. Në vitin 2000 njerëzit dolën në protestë duke thënë se Dita e Shën Valentinit ishte e huaj për kulturën indiane dhe inkurajonte sjelljen e papërshtatshme.

Kauzë e mirë në Irak

Në vitin 2011, protestuesit në Bagdad u kërkuan liderëve Irakianë që ta donin vendin e tyre…ditën e dashurisë.

Dashuria nuk është barrë

Sporti në të cilin një garues mashkull mban gruan ose të dashuren e tij e ka origjinën në Finlandë. Në vitin 2009 në një qendër tregtare në Hong Kong, tetë garues garuan para Ditës së Shën Valentinit, për të treguar se dashuria nuk është barrë.

Të kundërtat tërheqin

Martesa e një dashi me emrin Changmao dhe një dre femër quajtur Chunzi në Parkun e Kafshëve të Egra Yunnan në Kinë ishte në faqet e para të mediave në 2012. Stacioni televiziv lokal raportoi se përpjekjet për të ndarë kafshët kanë qenë të pasuksesshme. Dasma për çiftin ishte planifikuar më pas në Ditën e Shën Valentinit.

Dashuria thyen rregullat

Në Afganistan, shumë Afganë nuk janë të vetëdijshëm ose nuk e festojnë Shën Valentinin, por brezat e rinj në zonat urbane po festojnë ditën pavarësisht nga kultura dhe traditat.

Burimi: Euronews. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë