Lajme

Dita e parë e shkollës për princeshën Charlotte erdhi dhe ajo duket e mrekullueshme

Gëzuar ditën e parë të shkollës, princeshë Charlotte!

E shoqëruar nga prindërit dhe i vëllai ajo arriti në shkollën ‘Thomas’s Battersea’ në Londër për ditën e parë të shkollës.

Charlotte kishte veshur uniformën e shkollës e cila është në ngjyrë blu të errët me vijëzime të kuqe dhe kishte kapur përdore mamanë e saj. Kate Middleton mbante në dorë çantën e saj të shkollës teksa princesha dukej e lumtur teksa luante me flokët e saj. Para se të hynte në ambientet e shkollës, ajo i dha dorën një zyrtareje të shkollës.

https://www.instagram.com/p/B2BcYxRFqry/?utm_source=ig_web_copy_link

Edhe pse dita e parë e shkollës mund të duket e frikshme për shumë fëmijë, Charlotte e ka që tani një shok për të luajtur pasi edhe vëllai i saj, princi George është nxënës në atë shkollë.

Njësoj si i vëllai, Charlotte tashmë do marri mbiemrin Cambridge, pra shokët dhe shoqet e klasës do e thërrasin atë Charlotte Cambridge.

https://www.instagram.com/p/B2CKU6-lbb9/?utm_source=ig_web_copy_link

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë