Lajme

Dita e Demokracisë, Meta: Të shpëtojmë nga komplotet

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, presidenti Ilir Meta shprehet për komplote të demokracisë.
Duke iu referuar edhe zhvillimeve të fundit, siç ishin e rrëzimi i dekreteve të tij nga Kuvendi, presidenti Meta ka theksuar se shqiptarët kanë një mision të përbashkët për të shpëtuar demokracinë.
“Fenomeni i rrezikshëm i shtetit paralel të propagandës dhe PPP-ve, dhe axhendat e nëndheshme që kanë kapur për fyti Shqipërinë, nuk janë gjë tjetër veçse një komplot kundër demokracisë, çdo vlere e parimi të saj, kundër sovranitetit të të gjithë qytetarëve që duan një demokraci të vërtetë europiane dhe perëndimore”, shkruan Meta në “Facebook”.
Ndër të tjera Meta shprehet se duhet “t’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve dhe vetëm atyre! Sepse të rinjtë tanë mund të gjejnë çdo gjë jashtë që u mungon sot këtu, por kurrë nuk do të gjejnë Atdhe!”

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2486017454777846/?type=3&theater

Përveç mesazhit kundër qeverisë, presidenti ka postuar një foto ku shihen studentët e Dhjetorit, ku flet ish-deputeti i PD-së, Azem Hajdari, ndërsa pas tij duket Meta.
15 shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë e ka përshëndetur edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
“Kjo ditë na kujton se demokracia liberale është forma kryesore e demokracisë në kohën e sotme. Dhe demokracia liberale është në rradhë të parë e mbi të gjitha demokraci kushtetuese. Kushtetuta është garanti i demokracisë dhe Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur deri në fund dhe pa asnjë kompromis për mbrojtjen e Kushtetutës. Kuvendi është një institucion kyç i demokracisë dhe mbështetet në veprimtarinë e tij parlamentare ligjbërëse e kontrolluese në parimin universal të Magna Carta se demokracia mund të realizohet si demokraci nën ligj”, shkruan në mesazhin e tij me rastin e 15 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë