Futboll

Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit, mesazh urimi nga Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur sot urimin për gazetarët shqiptarë me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit. Duka thekson se futbolli është loja jonë e përbashkët dhe duhet mbështetur nga të gjithë.

Ndër të tjera kreu i qeverisë së futbollit shqiptar inkurajon gazetarët sportivë që të vazhdojnë punën e tyre të palodhur për informimin e opinionit publik dhe njëkohësisht i fton të japin kontributin e tyre të çmuar në zhvillimin e futbollit shqiptar.

"’Media si pushteti i katërt ka një rëndësi shumë të madhe për shoqërinë shqiptare dhe për informimin e opinionit publik. Dua të vlerësoj përkushtimin dhe kontributin e gazetarëve sportivë në Shqipëri ndër vite, veçanërisht përgjatë tranzicionit të 30 viteve të fundit. Sporti i futbollit sjell kënaqësi e emocione dhe janë gazetarët ata që ua transmetojnë këto emocione shqiptarëve. Jeni ju që e sillni botën e sportit dhe veçanërisht atë të futbollit më pranë sportdashësve shqiptarë me raportimet tuaja të përditshme’’, thotë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë