Vende dhe Udhetime

Disneyland në Paris u hap, por nën kufizime pandemie

Parku Disneyland në Paris u hap për vizitorët të Enjten pasi ishte mbyllur për gati tetë muaj gjatë pandemisë, por masat e sigurisë ishin në fuqi për të ndaluar përhapjen e virusit. Ndërsa anëtarët e kastit të veshur si personazhe të preferuar të Disney  mes tyre Mickey Mouse, Minnie Mouse dhe Goofy që do të ishin gati si zakonisht për "selfie" me vizitorët, ata po mbanin distancën.

Sipas rregullave të rishikuara të parkut, "ndërveprimet e ngushta, përfshirë përqafimet, do të pezullohen përkohësisht". Vizitorëve mbi moshën gjashtë vjeç u kërkohet gjithashtu të mbajnë maska. Sidoqoftë, vizitorët që kalonin nëpër porta në kohën e hapjes ishin të entuziazmuar që ishin atje.


"Ndihem sikur e kam pritur këtë gjithë jetën time. Kanë kaluar muaj dhe muaj. Është thjesht e mahnitshme. Ka kaq shumë emocione, duke parë të gjithë këta njerëz përsëri," tha Elinemeline N'Zalakanda, një studente 22-vjeçare, që ka vizituar parkun.

Brenda parkut, i cili është rreth 40 km (25 milje) në lindje të Parisit, udhëtimi me trena ishte i disponueshëm dhe njerëzit mund të afroheshin të shihnin kalanë e Bukuroshes së Fjetur. Natacha Rafalski, drejtuesja e Disneyland Paris, tha se rihapja ishte një moment i shumë pritur për të gjithë sektorin e turizmit dhe mikpritjes në Francë ndërsa zbehej pandemia.
"Të gjithë e kemi pritur me padurim këtë moment. Restorantet, hotelet, parqet tematike, të gjitha vendet e mikpritjes, janë thelbësore për jetën e popullit francez",tha ajo./Reuters/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë