Klubi i Partizanit është gjobitur me 200 mijë lekë për dëmet që ka shkaktuar në ambientet e brendëshme të stadiumit “Elbasan Arena”, ku u zhvillua derbi me Tiranën ditën e enjte. Të kuqtë kanë shkatërruar dhomat e zhveshjes dhe kanë 15 ditë afat për të shlyer gjobën. Partizani ka marrë edhe një paralajmërim për stemën në fanellat e lojës, që nëse mungon sërish, do të ketë gjobë.
Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka dënuar edhe trajnerin e Bylisiti, Dovedan, me 2 ndeshje pezullim, si dhe klubin ballshiot me 100 mijë lekë gjobë për dështim në përmbushjen e detyrimeve për ndeshjen me Vllazninë.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës
Zyrtari i KF Bylis, Veljko Dovedan, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF Bylis, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë.
FK Partizani, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, dënohet me gjobë në masën 200.000 lekë. FK Partizani urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në stadiumin “Elbasan Arena” brenda 15 ditëve.
FK Partizani paralajmërohet se në rast të mosvendosjes së stemave në fanellat e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.