Komisioni i Disiplinës, i mbledhur sot në zyrtar e FSHF-së, ka dhënë vendimet për ngjarjet e fundit në futbollin shqiptar dhe kuptohet fokusi ishte i gjithi te sherri masiv i ndeshjes Bylis-Laçi.
Disiplina ka pezulluar me nga 10 ndeshje dy lojtarët që u ndëshkuan me karton të kuq, amerikanin Kirian Nuabueze të Laçit dhe Xhoi Carkanjin të Bylisit. Të dy këta lojtarë shkëmbyen grushte me njëri-tjetrin, por në sherr u përfshinë edhe lojtarë të tjerë apo pjesëtarë të stafeve, të cilët i kanë shpëtuar dënimit. Edhe për dy protagonistët kryesorë të sherrit dënimi është i butë, duke ditur që gjysmën e tij ata mund të shlyejnë me pagesë.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës
- Lojtari i KF Laçi, Nuabueze Kirian Chinazorm, për sulm ndaj kundërshtarëve, dënohet me 10 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Bylis, Xhoi Carkanji, për sulm ndaj kundërshtarëve, dënohet me 10 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF Bylis, Ermal Hasimaj, për sulm ndaj kundërshtarëve, dënohet me 9 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.