Keshilla

Disa zakone që dëmtojnë pajisjet tuaja

Është e vështirë të imagjinohet bota e sotme pa pajisje të shumta teknologjike. Ato na ndjekin kudo, thjeshtojnë jetën tonë dhe na lejojnë të jemi më të lidhur se kurrë. Megjithatë, disa nga zakonet tona mund të jenë të dëmshme për pajisjet dhe mund të kenë një efekt të dëmshëm në jetëgjatësinë e tyre. Cilat janë ato?

Mos merrni telefonin në banjo

Para së gjithash, një telefon mund të zhvendoset lehtë nga duart tuaja, të bjerë në ujë, dhe pas një incidenti si ky, ju nuk mund ta ktheni më këtë mjet në gjendje punë.

Së dyti, mund të jetë e rrezikshme për jetën tuaj. Nëse telefoni juaj bie në ujë ndërkohë që është në karikim,  ju do të merrni goditje elektrike. Mos mendoni se jeni të kujdesshëm, aksidentet ju ndodhin edhe atyre që janë mjaft të kujdesshëm. Ekspertët sugjerojnë t'i mbani larg telefonat tuaj gjatë kohës që jeni në banjo. Kjo pasi tualeti është vendi më me shumë mikrobe në shtëpi, kështu që prekja e pajisjeve të banjos siç është rubineti apo të tjerat dhe më pas të prekni telefonin, do ta kthejë telefonin tuaj në një shtrat mikrobesh.

Mos hani mëngjes përpara laptopit

Pa marrë parasysh se sa të kujdesshëm jeni, thërrimet e ushqimit që mund të bien mbi tastierën tuaj do të krijojnë probleme në përdorimin e laptopit. Përveç kësaj edhe një filxhan kafe që mund të derdhet mbi tastierën, mund të shkatërrojë pajisjen tuaj.

Mos lini telefonin në karikim gjatë gjithë natës

Zakonisht ne i lemë telefonat tanë të lidhur me karikuesin gjatë natës në mënyrë që pajisja jonë të jetë 100% e ngarkuar në mëngjes. Kjo është e dëmshme, nëse pajisja vazhdon të qëndrojë në rrymë elektrike edhe pasi është ngarkuar, kjo dobëson baterinë e telefonit.

Mos e shkarkoni baterinë e telefonit plotësisht

Bateri litium-jon të disa smartfonëve janë programuar për një sasi të caktuar të cikleve të plotë të ngarkimit / shkarkimit nga 100% në 0%. Pas disa qindra prej këtyre cikleve, kapaciteti i baterisë fillon të ulet. Kjo është arsyeja pse është më mirë të mos prisni derisa telefoni të shkarkohet plotësisht por të karikohet kur niveli i baterisë shkon deri në rreth 20%.

Mos i pastroni pajisjet me kimikatet që ndodhen në shtëpi

Kimikatet që përdorim për të pastruar shtëpinë nuk duhet të përdorni për të pastruar paisjet si celularë apo laptopë, kjo pasi këto kimikatet përmbajnë elemente që dëmtojnë ekranin e pajisjeve tuaja. Është e ndaluar të pastroni laptopë, kompjuterë, tabletë dhe smartfonë me detergjentet që përdorim për dritaret dhe xhamat. Ato përmbajnë amoniak dhe substanca të tjera që dëmtojnë veshjet antistatike dhe anti-reflektive që janë në ekran.

Mos merrni laptopin në shtrat 

Ne kurrë nuk përdorim një mbajtës të veçantë të laptopit sa herë që e marrim në shtrat për të parë serinë tonë të preferuar televizive. Por ky veprim në fakt dëmton laptopin, pasi ne i bllokojmë ajrin. Është e domosdoshme t'u sigurohet atyre një qasje të drejtpërdrejtë në ajër, përndryshe, pajisja juaj mundt  edhe të ndalojë punën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë