Rend dhe Ligj

Disa të burgosur mund të marin leje të posaçme

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili u shpreh se nisur nga kushtet ku ndodhet vendi për shkak të koronavirusit është ngritur një grup pune për të parë mundësinë që një kategori e caktuar e të burgosurve të lejohet që të dalin me leje të posaçme. "Siguria është e garantuar në burgje. Kemi marrë masa shtesë të përforcuara. Sa lidhet me propozimin që dëgjova nga mediat, jam në dijeni që ka një proces për të shikuar mundësinë e një leje të posaçme për të burgosur të një kategorie të caktuar, nuk është ende e definuar, por është në proces. Po punojmë, por ende nuk ka vendimmarrje" tha ai. Sot kreu i Avokatisë Penale, kërkoi që në këtë periudhë duhet të aplikohet një formë amnistie për të burgosurit që u kanë mbetur 2-3 vite burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë