Keshilla

Disa mënyra për të hequr qafe rrudhat dhe lëkurën e varur

Sipas statistikave të publikuara nga Shoqata Ndërkombëtare e Kirurgjisë Plastike Estetike, në vitin 2017, 17 milionë gra kërkuan Botox për të tërhequr lëkurën në pjesën fytyrë dhe qafë! Edhe pse Botox-i mund të jetë rruga e lehtë, sidomos kur dikush ka mundësinë financiare për ta bërë këtë, ka shumë mënyra natyrore të cilat nuk janë gjerësisht të njohura për të hequr qafe lëkurën e varur. Kryesisht sepse kërkon kohë, përkushtim dhe sakrificë. Por kur ju provoni këto këshilla, jo vetëm që do të heqësh qafe lëkurën e  varur por shëndeti edhe juaj i përgjithshëm do të përmirësohet.

Më poshtë keni disa mënyra si të largoni këtë problem në lëkurën tuaj pa përdorur për kirurgji estetike.

Kufizoni sheqerin

Ne po mësojmë gjithnjë e më shumë efekte negative që sheqeri ka në shëndetin tonë, dhe kur është fjala për lëkurën tonë ajo bën më shumë dëm sesa dobi. Konsumi i rregullt i sheqerit përveçse shkakton disa probleme disa probleme në organizmin tonë, sheqeri ka efekt negativ edhe tek pjesët e dukshme të lëkurës, si në pjesën  fytyrës dhe qafës. Kjo për shkak se sheqer pengon prodhimin kolagjenit.

Provoni vaj kokosit

Vaj kokosit është ilaç për fytyrën tuaj. Kur ju aplikoni vajin e kokosit në lëkurë ajo mbush poret dhe rrudhat që mund të fillojnë të shfaqen duke mbajtur lëkurën të butë dhe të hidratuar, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Përveç kësaj, acidet yndyrore të pranishme në vajin e kokosit mund të depërtojnë në lëkurë dhe ata mund të mbrojnë proteinat natyrale të lëkurës suaj. Sipas një studimi të bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, vaji i kokosit mund të trajtojë në mënyrë efektive lëkurën e thatë, parandalimin e lëkurës varur dhe eliminimin e rrudhave.

Ju mund të aplikoni një sasi të vogël të vajit të kokosit në lëkurë në mëngjes dhe të dyfishoni sasinë e natës përpara se të flini.

Mos harroni të aplikoni atë në pjesën e qafës, sepse nganjëherë ne neglizhojmë zonën e qafës kur është fjala për hidratues.

Lani fytyrën tuaj

Për shkak se shpesh herë përtojmë, ne biem të flemë pa pastruar fytyrën nga make-up. Por është e rëndësishme që t’i kushtoni disa minuta fytyrës në mbrëmje, sidomos për të hequr grimin

Kur përbërja aplikohet në lëkurë, ngadalë absorbohet përmes poreve, dhe për shkak se pothuajse të gjitha produktet e make-up përmbajnë kimikate të ashpra,  kjo shkakton rrudha në pjesën e syve dhe të ballit.  Mjafton të lani fytyrën në mbrëmje, dhe të aplikoni një grimcë të vogël të vajit të kokosit si një moisturizer pasi të keni pastruar fytyrën tuaj.

Sipas një studimi të bërë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, konsumimi i karotës parandalojë plakjen e lëkurës. Karota bllokon dritën ultravjollcë të diellit e cila dëmton dhe plak lëkurën dhe vitamina A që karota përmban stimulon prodhimin e kolagjenit dhe fibrave elastike në lëkurë..

Aplikoni në fytyrë dhe qafë lëng kastraveci

Kastraveci dhe lëngu i kastravecit bëjnë mrekulli kur bëhet fjalë lëkurën. Ata janë të bollshme në silicë minerale e cila është një komponent thelbësor për indet e shëndetshme të lëkurës, dhe acid askorbik që mund të parandalojë mbajtjen e ujit në lëkurë. Lëngu i trangujve mund të nxjerrë toksina nga poret e lëkurës dhe të shtrëngojnë kolagjenin nën lëkurë.

 

Më Shumë